Mediu thotë se opozita të paraqesë kandidat për President, kurse Alibeaj sqaron teorikisht se si duhet Presidenti!

Sot në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të grupëve parlamentare, Fatmir Mediu theksoi se duhet që krejt opozita të paraqesë një emër dinjitoz për President Republike e jo vetëm me llafe.

Opozita ka nevojë të sfidojë mazhorancën me një emër që të pranohet nga PS. Nuk duhet-shtoi Mediu-vetëm të themi “nuk kemi se mazhoranca nuk na e pranon”. Duhet të dalim me një emër serioz dhe jo vetëm llafe e leksione.

Ndërsa Enkelejd Alibeaj vazhdoi në gjuhën e tij të dhënies së leksioneve se si duhet të jetë Presidenti. Kreu i grupit parlamentar demokrat flet si “ëma e Zeqos, majë thanës”, kur njerëzit presin një kandidat nga Opozita.

Kjo e bën opozitën edhe më të pabesueshme se nuk ka forca të gjejë një emër për Kryetar Shteti.

Nëse opozita me minimumi me 20 firma mund të nxjerrë një emër që nuk ka se si ta refuzojë mazhoranca, do ti shtonte vetes kredibilitet politik.

SHKARKO APP