Mediu: Varfëria dhe shpopullimi i Veriut për shkak të keqqeverisjes

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Tropojë. Mediu shoqërohej nga deputeti Isuf Celaj dhe kandidati i opozitës për Tropojën Besnik Duzha.

Mediu tha se, e filluan takimin me të rinjtë e Tropojës me një vizitë tek busti i heroit të demokracisë, Azem Hajdari, prijësi i lëvizjes studentore kundër regjimit komunist.

“Varfëria dhe shpopullimi i Veriut për shkak të keqqeverisjes është plaga më e madhe e Veriut dhe mbarë Shqipërisë”, tha Mediu gjatë takimit me ta. Lista e këshilltarëve në Tropojë kryesohet nga i riu Arbios Kovacica.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?