Mega-operacioni “Tempulli”, Gjykata lë në burg 26 nga të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka përfunduar rivlerësimin e masës së sigurisë për 30 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-droge “Tempulli”.

Për 26 persona, gjykata ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest në burg, dy “detyrim paraqitje” dhe dy “arrest shtëpie”.

Gjithashtu Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë ka vendosur masën “Arrest në burg” për 15 persona që u dolën sot para trupit gjykues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total në Korçë u arrestuan 25 persona gjatë operacionit të koduar “Tempulli”. 10 prej tyre u njohën dje me masën “Arrest në burg”, ndërsa 15 të tjerët u gjykuan sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikurse, Gjykata e Vlorës, e cila ka lënë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg për 13 persona që u paraqitën për vlerësimin e masës së sigurisë këtë të diel, në kuadër të operacionit “Tempulli”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?