Megaoperacioni i SPAK ku goditën 7 kriminale, lihen në qeli Gjergj Cukali dhe 3 të tjerë!

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Gjergj Cukalin, Albert Zajan, Enver Divën, dhe Besian Xhixhën, të cilët dolën ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masat e reja të sigurisë.

Teksa pritej që seanca për marrjen në pyetje të bëhej në orën 10:00 edhe për Emiljano Shullazin, është bërë një shtyrje. Seanca e tij do të bëhet në orën 14:00 të ditës së sotme.

“Gjykata me vendimin nr 51 dt. 20.05.2024 vendosi vijimin e masës së sigurimit arrest në burg për 4 të arrestuar. Ndërkohë, në orën 14:00 do zhvillohet seanca për marrjen në pyetje të një ndër të arrestuarve”, thuhet në njoftim.

U planifikua që paraditen e sotme të mbahej seanca gjyqësore për pesë prej 14 personave të arrestuar në bazë të megaoperacionit të SPAK, ku u goditën 7 grupe kriminale.

Një ditë më parë GJKKO vendosi të lënë në burg, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli dhe Blerim Abazi.

Në materialet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarave që u përkasin grupeve kriminale ku flasin dhe dakordësohen për ngjarje kriminale. Përgjimet janë ndarë në 20 fashikuj.

SHKARKO APP