Kejdi Mehmetaj: Lajmet e mira nga Brukseli përballë lajmeve të hidhura të qeverisë!
Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e cilëson pozitiv vendimin e Këshillit të Ministrave të BE për hapjen e negociatave me Shqipërisë.
Në një reagim në Facebook, Mehmetaj shprehet se ky është i vetmi lajm pozitiv përballe lajmeve negative të qeverisë “Rama”.
Postimi i plotë i Kejdi Mehmetajt në Facebook:
Sot Brukseli u tregua shumë bujar me ne duke konfirmuar edhe njëherë, për këdo skeptik, se rruga jonë drejt Bashkimit Europian është e padiskutueshme dhe pa kthim pas. Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare dhanë dritën jeshile për çeljen e negociateve, por nuk harruan ta shoqëronin vendimin e tyre me një skaner të thellë të situatës në Shqipëri duke na dhënë një “recetë” kushtet, ku vetëm zbatimi i plotë i tyre do i hapte vërtet rrugën negociatave. Gjithashtu, po sot, Komisioni Europian i akordoi Shqipërisë 50 milion euro për luftën kundër COVID-19.
Nga ana tjetër, cinizimit të përsëritur të Kryeministrit tonë mbi hapjen e negociatave (kujtesë! Për të cilin negociatat janë hapur çdo vit qysh prej 2017-ës) ju bashkua lajmi i keq i shtimit të kushteve të reja që do e bënin realitet të prekshëm hapjen e negociatave. Nga 9 të hartuara nga Bundestagu Gjerman disa muaj më parë ato janë bërë 15 dhe nuk janë fjalë kot. 4 prej tyre janë parakushte për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Këto kushte në fakt tregojnë se hapja e negociatave nuk ishte një hap i merituar nga ne, por vendim strategjik i BE për të konfirmuar edhe njëhere vullnetin e tyre të palëkundur për ta parë Shqipërinë sa më parë pjesë integrale të BE.
Së dyti, u bën ditë tashmë që qytetarët presin të mësojnë konkretisht se si do të përfitojnë nga plani ekonomik që Kryeministri shpalosi gjithe pathos në facebook-un e tij. Ende asgjë! Me çduket Bashkimi Europian ja doli të mendojë e veprojë më shpejt me ndihmën ekonomike dhe planifikimin e saj edhe pse i duhet në të njejtën kohë të veprojë për vendet anëtare e vende të tjera si puna e Shqipërisë.
Ps. 140 milion euro nga taksat tona me vendim të Arbitrazhit Ndërkombëtar do të duhet ti paguaj shteti shqiptar biznesmenit Beketi vetëm për një tekë të Kryeministrit Rama. Dhe pastaj thotë në recitim e sipër se “kaq dhjam ka” buxheti ynë.
#Qëndronështëpi
#Kujdesu për veten e të tjerët