Mehmetaj: Pas 25 prillit produktet vendase do kenë përparësi maksimale, 0% TVSH për të gjitha produktet “Made in Albania”

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj së bashku me kandidatin e LSI-së për qarkun e Fierit, Renato Basholli zhvilluan ditën e sotme takime me tregtarët në qytetin e Fierit.

“Me Renato Basholli, një nga kandidatët më të rinj të Qarkut të Fierit e nisëm ditën duke biseduar me tregtarët e tregut te fruta perimeve të lagjes “1 Maji”.
Ky treg por edhe shumë të tjerë nuk i përngjajnë aspak tregjeve europiane dhe kjo jo për nga cilësia e produkteve, por për shkak të lënies në harresë dhe mungesës së investimeve. Pas 25 prillit produktet vendase do kenë përparësinë maksimale.  0% TVSH për të gjitha produktet bujqësore dhe blegtorale MADE IN ALBANIA. “ – shkruan Mehmetaj në Facebook.

SHKARKO APP