Mehmetaj: Rama çertifikoi dështimin dhe fundin e tij
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, e sheh si çertifikimit të dështimit dhe fundin e qeverisë së Edi Ramës, me shkarkimin e 7 ministrave. Përmes një postimi në facebook, deputetja thotë se: ”Shqiptarët nuk gënjehen më, përpara se të heqë bashkëpuntorët, ai që jep urdhërat duhet të ikë i pari. Shumë shpejt do të jesh përpara drejtësisë ligjore e morale me ata që hoqe, ata që mbajte e këta që vure”.
Postimi i plotë
Vet çertifikoi dështimin dhe fundin e tij!
I bëri të gjithë koka turku, si ka bërë gjithmonë kur ka qenë në vështirësi. Shqiptarët nuk gënjehen më, përpara se të heqë bashkëpuntorët, ai që jep urdhërat duhet të ikë i pari.
Shumë shpejt do të jesh përpara drejtësisë ligjore e morale me ata që hoqe, ata që mbajte e këta që vure.
Ps. Mirë PS nuk ka më burime njerëzore për të furnizuar kabinetin rilindas, po Shqipërisë i kanë mbaruar djemtë e vajzat për të drejtuar? Me siguri nuk i ka mbetur më askush brenda kufijve i gatshëm të vetsakrifikohet për të përmbushur urdhrat korruptiv e kriminal të KM-së.
KOHA JONË SONDAZH

