Mehmetaj: Rama do përballet me votën e qytetarëve dhe me drejtësinë

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar për deklaratat e sotme kundër LSI nga Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Mehmetaj shprehet se frika që e ka kapur kryeministri nga Edi Rama është e dukshme dhe bën mirë që trembet, sepse pas përballjes me votat e qytetarëve më 25 prill do jetë përballe drejtësisë.

“Epo hata e madhe, gjithë ky burrë që Elisës i duket si Skëndërbeu e me 8 vite suksese të një pasnjëshme me projekte 3D e varfërim të Shqipërisë, trembet kaq shumë nga LSI! Po çke o derman që të ka hyrë frika në palcë? Ke hall se tu shpërbë partia? Ke hall se të urrejnë socialistët? Apo nuk të zë gjumi natën nga sondazhet që bën çdo ditë? O i mjerë, nuk fitohen më zgjedhjet me brekushe e tepsi, as me ata trimat kriminel që të kanë fërkuar krahët deri tani. Nxirri njerëzit të përballen e të shohim kush di e do ta bëjë këtë vend; Ti me ata rilindasit e tu që e shkatërruat Shqipërinë e keni dëshpëruar shqiptarët, apo ne? Pse frikeni nga përballja? Apo e di që kopjet e tua të shëmtuara, bashkë me ty në krye nuk kanë më sy e surrat tu dalin përpara shqiptarëve. S’ke faj, mirë e bën që trembesh, se e di mirë që pas 25 prillit nuk do përballesh më vetëm me votën por edhe me drejtësinë!”,- deklaron ish-deputetja e LSI.

 

SHKARKO APP