Mehmetaj: Rama po ndyn ata që me shpirt e punë kanë mbrojtur Kosovën e integritetin e saj

Deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj është përfshirë në debatin në distancë që po zhvillohet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ish-ministres kosovare Edita Tahiri lidhur me çështjen e mosdekretimit nga Presidenti Ilir Meta të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Mehmetaj thekson se vetëm një i mbytur në kufijtë e marrëzisë mund të shprehet si Kryeministri ynë për një zonjë të nderuar si Edita Tahiri

Reagimi i deputetes Mehmetaj

Vetëm një i mbytur në kufijtë e marrëzisë mund të shprehet si KM ynë për një zonjë të nderuar si Edita Tahiri. Mirë nuk mban dot gojën për politikën vendase, po si merr guximin të flasësh për një Zonjë si Tahiri që kur ti bëje hajgare rrugëve të Europës, luftonte për pavarësinë e Kosovës. Kur E.Tahiri ishte përballë plumbave të Serbëve, udhëheqësit e tu shpirtëror përfitonin para nga fondet e projekteve në kurriz të Kosovës. Edhe sot që karrigen e Ministrit të Jashtëm ja jep asistentëve të bashkëshortes tënde për të mbyllur pazaret e mbetura të kufijëve, vazhdon të ndysh ata që me shpirt e punë kanë mbrojtur Kosovën e integritetin e saj.

Turp që vazhdojmë të kemi KM një personazh që kënaqësitë dhe fantazitë e dhomës që reklamoi tek Mamaqi, ua jep si përfaqësues zyrtarë shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emër të një brezi të rinjsh që duan Shqipërinë, Integritetin e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit i kërkojmë falje Znj.Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm dy fjalë për Presidentin: Jam krenare për vizionin dhe shpresën që u përçon shqiptarëve. Gjithmonë e më shumë bindem për rrugën e drejtë që zgjodha vite më parë.

#MeShqipërinë #MeKosovën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?