Mehmetaj: Rama si bedel i Shahinit, jo Pakt, por “Pazar për universitetin”

Jo Pakt por Pazar për Universitetin e konsideroi LSI-ja, turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me studentët. Deputetja Kejdi Mehmetaj vetë Ramën e cilësoi si bedelin e ministres Besa Shahini, e cila, me paaftësinë e saj duket se e ka shtyrë Ramën të marrë edhe postin e saj si ministër Arsimi.

“Nga sot Shqipëria nuk ka më ministër Arsimi, por një kryeministër që mban tre poste, – tha Mehmetaj. – Sot u bë e qartë për shqiptarët se nuk kemi ministre Arsimi, Besa Shahinin, por bedelin e saj, thënë më qartë,  zëvendësuesin Edi Ramën.

Janë bërë disa shkelje të njëpasnjëshme dhe skandaloze të Besa Shahinit duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet e pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda, ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës, nga frika e komunikimit përballë medias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është ministresha që zgjodhi D-Rama për të zgjidhur situatën dramataike. Ajo tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund vite më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nivel i tillë paaftësie nuk ishte parë më parë dhe ndoshta kjo e shtyu kryeministrin të marrë edhe post të tretë, të bëhet vetë edhe ministër arsimi. Kjo u pa edhe në takimine  sotëm me një grup të vogël studentësh të Mjekëisë ku ministresha mungonte, Rama tregoi në të vërettën se pakti për universitetin ëhstë në fakt pazari për universitetin, që shet studentët dhe pedagogët për interesa të Edi Ramës.”

https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/videos/285613735453652/?t=3

Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Kejdi Mehmetaj

Sot doli e qartë për sytë e shqiptarëve se tanimë për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën.

Janë bërë disa sjellje të njëpasnjëshme skandaloze dhe të papërgjegjshme të Besa Shahinit, duke filluar me largimin nga komisioni parlamentar, për të vazhduar me ofendimet ndaj pedagogëve gjatë takimit me ta dhe më e rënda ikja me turp nga takimi me studentët e Shkodrës nga frika e komunikimit me ta përballë kamerave.

Kjo është ministresha që përzgjodhi drama kryeministër për të zgjidhur situatën dramatike të pedagogëve dhe studentëve shqiptarë

Kjo është ministresha që bëri atë që nuk ishte parë e dëgjuar më parë, tentoi të vrasë transparencën që shqiptarët e fituan me shumë mund dhe lirinë akademike që është e drejtë kushtetuese.

Një nivel i tillë papërgjegjshmërie dhe pa aftësie ministrore nuk ishte parë më pare as nga ministrat e tjerë rilindas dhe me sa duket kjo e shtyu Kryeministrin të marrë edhe një post të tretë, të vet të bëhet edhe ministër arsimi.

Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin.

Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat.

Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës.

Shfaqja e sotme dhe ky pazar i rëndë që ka ideuar nxjerr zbuluar kush është Edi Rama përballë kërkesave të Studentëve.

Tregon kush është Edi Rama përballë pedagogëve, tregon kush është Edi Rama përballë prindërve të studentëve shqiptarë.

Tregon dëshirën e ethshme të Edi Ramës për të shkatërruar Universitetin Shqiptar me qëllim sjelljen në Shqipëri të Universitetit të kumbarit të tij.

Nga sot Shqipëria nuk ka më një ministër Arsimi, por një kryeministër që vetëmban 3 poste, një kryeministër që sot ka vulosur fundin e tij të turpshëm.

Faleminderit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?