Mehmetaj: Rama trembet nga protestat e qytetarëve, nuk shkel dot në asnjë cep të Shqipërisë!

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj ishte ditën e sotme në protestën që u zhvillua në qytetin e Fierit.

Nga kjo protestë Mehmetaj u shpreh se:

“Sot është 8 marsi dita kur gratë, nënat e motrat kanë kërkuar të drejtën e tyre në gjithë botën. Edhe ne sot protestojmë, jo vetëm për gratë, por edhe për burrat! Për fëmijët e këtij populli që vuan tiraninë e Ramës. Rama trembet nga protestat e qytetarëve dhe ndërron rrugë. Rama vendos FNSH për të bllokuar gratë që protestojnë. Drejtori i Policisë deklaron që është në detyrë për të mbrojtur Kryeministrin, jo qytetarët. Në çdo cep të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe gjithë Shqipërisë, Rama nuk shkel dot për shkak të protestave.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?