Mehmetaj: Rënia e pushtetit të dalë nga krimi është e afërt, shqiptarët e kanë marrë vendimin

Nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj ka raguar me anë të një statusi në Facebook përsa i përket skandalit të publikuar nga RAI 2 për qeverinë Rama duke thënë se votat e zgjedhjeve të fundit janë të blera me paratë e drogës. Mehmetaj gjithashtu shton se rënia e pushtetit të dalë nga krimi është e afërt dhe se shqiptarët e kanë marë vendimin për ta larguar.

POSTIMI I PLOTË

Me zë e figurë në RAI 2, një trafikant i lëndëve narkotike thotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Natyrisht, marijuana – lekë, lekët – pushtet, pushteti blen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në zgjedhjet e fundit kështu ndodhi?”

“Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.

Të njejtat fjalë që përsëriten nga kriminelë të bandave të ndryshme të Shqipërisë.

Nuk di të ndaj cila pjesë është më e rëndë; Që Shqipëria është e kapur peng nga krimi e këtë e transmetojnë mediat ndërkombëtarë, apo që një tjetër trafikant flet për pushtetin dhe blerjen e votave.

Rënia e pushtetit të dalë nga krimi është e afërt, shqiptarët e kanë marë vendimin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?