Mehmetaj: Shërbimet që Rudina i ka bërë Ramës, ja ka zili dhe Elisa
Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, përmes një postimi në facebook, ka replikuar me deputeten Rudina Hajdari, pasi kjo e fundit gjykoni takimin që Presidenti Meta pati në Presidencë me nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili. Mehmetaj, shkruan se shërbimet që Hajdari i ka bërë qeverisë Rama, i ka zili dhe Elisa Spiropali. ”Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD”.
Postimi i plotë
Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë!
Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD.
Tani, meqënëse Rudina që na u shit me principe përëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit: Familja është e shenjtë, nuk preket!
E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapsirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!
KOHA JONË SONDAZH

