Mehmetaj: Vuajtje nga “bekimet” e qeverisë me krim e narkotrafik!

Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj ka reaguar mbi të dhënat për ekonominë në rëni dhe shtimin e kriminalitetit në qytetin e Vlorës.

Në një postim në Facebook, Mehmetaj e cilëson këtë përmbledhje të fakteve si një trishtim duke u shprehur se qyteti që në fakt do të duhej të kishte të ardhurat më të larta në Shqipëri pasi e ka bekuar Zoti me mundësi të shumta turistike e bujqësore, vuan nga “bekimet” e qeverisë me krim e narkotrafik.

“Shqiptarët meritojnë më mirë, ndaj ne nuk do të ndalemi në luftën tonë për ta kthyer sërish Shqipërinë në shtëpinë tonë, atë shtëpi që na ofron punë, edukim dhe shanse të barabarta për të gjithë.” – shkruan Nënkryetarja e LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë postimi i plotë i Mehmetajt:

Swiss Digital Mobile Reklama

Trishtim përmbledhja e fakteve në këtë shkrim mbi ekonominë dhe kriminalitetin në qytetin e Vlorës.

Qyteti që në fakt do të duhej të kishte të ardhurat më të larta në Shqipëri, pasi e ka bekuar Zoti me mundësi të shumta turistike e bujqësore, vuan nga “bekimet” e qeverisë me krim e narkotrafik.

Nga të dhënat e shumta Vlora rezulton të jetë qyteti me numrin më të lartë të vrasjeve dhe qendër kryesore për zhvillimin e trafiqeve dhe eksportit të lëndëve narkotike me jashtë. Nga ana tjetër, të ardhurat për frymë të qytetarëve kanë rënë me 2%, numri i lindshmërisë është ulur më shumë se në çdo qytet tjetër dhe potenciali për emigrim është po ashtu më i larti.

Të dhënat e mësipërme pasqyrojnë çfarë qeveria (dhe Edi Rama si deputet i qarkut Vlorë) ofrojnë për shqiptarët: krim, varfëri dhe dëshpërim.

Kjo nuk mund dhe nuk duhet të jetë e ardhmja e shqiptarëve! Të rinjtë tanë nuk duhet të kenë vetëm dy mundësi zgjedhjeje, ose në banda, ose në emigrim. Shqiptarët meritojnë më mirë, ndaj ne nuk do të ndalemi në luftën tonë për ta kthyer sërish Shqipërinë në shtëpinë tonë, atë shtëpi që na ofron punë, edukim dhe shanse të barabarta për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?