Mekaniku pësoi asfiksi nga gjeneratori, 4 kolegë i erdhën në ndihmë, Ministria jep detaje nga ngjarja e rëndë në minierën e Martaneshit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka dhënë njoftimin zyrtar për incidentin që ndodhi në një galeri në zonën e Martaneshit në Dibër, ku mbetën të asfiksuar disa punonjës, një prej të cilëve në gjendje më të rëndë, që u dërgua në spitalin e Traumës.

Sipas Ministrisë punonjësi që u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë, Shyqyri Elezi ka humbur ndjenjat, teksa ka qenë duke salduar në nëntokë, ndërkohë që vështirësi si pasojë e asfiksisë kanë pasur dhe disa minatorë të tjerë që i kanë ardhur në ndihmë.

MIE thekson se në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në datë 11 maj 2021, rreth orës 12:30, në galerinë Nr.1240, Zona e Re Batër, Qarku Dibër, e cila shfrytëzohet nga shoqëria “Xhireton” shpk, me Leje minerare nr. 479/2, ka ndodhur një aksident.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit të vendngjarjes, rezulton se gjatë saldimit në nëntokë të një vagoni mineralesh është çliruar gaz nga gjeneratori i përdorur dhe si rrjedhim mekaniku SH.D., 45 vjeç ka humbur ndjenjat. Pranë tij ka qenë edhe një punonjës tjetër, i cili gjithashtu ka pasur shqetësime.

Prezent në vendin e ngjarjes, në një distancë më të largët kanë qenë 3 punonjës të tjerë, të cilët u kanë ardhur në ndihmë kolegëve të tyre, duke e nxjerrë SH.D., jashtë galerisë. Ai është dërguar me helikopter në drejtim të Tiranës, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që punonjësi tjetër është dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në galeri nuk ka pasur shembje dhe as minatorë të bllokuar.

Grupet e AKSEM, Inspektorati i Punës dhe Policia e Shtetit janë në vendngjarje dhe po vlerësojnë rrethanat e ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?