Mekanizmi i dëbimeve, 47 shqiptarë vijnë si ”pako postale” nga Anglia
Home Office vijon dëbimin e shqiptarëve ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes fluturimeve speciale. Avioni Airbas 321-211 i kompanisë së kontraktuar Titan, solli mesditën e kësaj të enjteje 47 shqiptarë.
Pavarësisht dëbimeve të përjavshme të atyre që mbarojnë dënimet vendet që ata lihen bosh zihen shumë shpejt nga të tjerë shqiptarë. Çdo ditë në gjykatat magjistrale të shkallës së parë dhe ato të tjerat Crown Courts cdo ditë dalin shtetas shqiptarë. Më së shumti për krime që lidhen për prodhim kanabisi apo shitje dozash kokaine.
Në paraburgim apo si të dënuar janë 1330 shqiptarë, duke shënuar nacionalitetin e huaj me numrin më të madh të personave në burgjet angleze dhe ato të Uellsit.
Statistikat tregojnë se numri shqiptarëve të kthyer u rrit me katër herë më shumë në 2023 krahasuar me 2020. Kjo pas marrëveshjes bilaterale të pranimit mes Anglisë dhe Shqipërisë.