Meksi: Insinuatat ndaj meje, po të ecësh hu më hu një ditë do ngulesh

 

Ish-­kryeminsitri Aleksandër Meksi, ka reaguar ashpër ndaj disa postimeve dhe qëndrimeve dashakeqe në rrjetet sociale, duke u shprehur se vetëm të ligjve ju shërbejnë këto insinuata.

Ja çfarë shkruan ai:

“Shinasi Rama nje pergjigjies time jo dashakeqese se firmetarët, mbeshtetësa per legalizimin e Partisë Demokratike, ishin mbi 300 siç e kerkonte ligji dhe jo më pak, e për këtë komunistat na ndihmuan, i pergjigjet duke thene se e ka marre nga libri tim. Numrat ne liste nuk kanë qene vendosur prej meje se e quajta te panevojshme, por nga botuesi, i cili ka bere nje gabim se pas nr. 289 ne vend te 290 vazhdon me 230 deri ne fund­ 275­ (V.Spahiu), çka mund ta verifikoje kushdo. Une e kuptoj qe kjo akuze ishte dashakeqese, si dhe ato te komunisteve se PD-­në e themeluan sigurimsat, një shashke qe te ligjve u vlen per te akuzuar kedo qe nuk u perulet, apo nuk u mban avazin.Nuk me tremb askush dhe nuk eshte hera e pare qe ky lloj perdor te tilla akuza ndaj meje kur nuk pranoj t'u nenshtrohem (andej nga viti 2000 kur dola me nje Plarforme ne publik). Me dashje nuk kam dashur te hyj ne detaje per ditet e protestes se studenteve dhe qytetareve te Tiranes (8­12) qe kulmoi me themelimin e PD-se, por me sa duket do merrem sepse e njoh me detaje. Sa per ata qe versulen e shperndajne per servilizem genjeshtrat e insinuata prej rrugaçesh politike ne rrjetin social si laro, nuk denjoj ka kush ju tregon vendin sepse tiranasit thone hu me hu po te ecesh nje dite do ngulesh dhe kam pare mjaft raste te tilla dhe nuk ia uroj kujt..”, perfundon postimin e tij ish-­kryeministri Meksi. 

SHKARKO APP