Melania Trump do të kryesojë Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, do të udhëheqë të hënën një takim të Këshillit të Sigurimit të Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ndërsa SHBA‑ja merr presidencën mujore të këtij këshilli.

Në takim, Trump do të theksojë rëndësinë e arsimit si një mënyrë për të përparuar tolerancën dhe paqen globale, tha zyra e saj në një deklaratë.

Kjo do të jetë hera e parë që një Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara që është në detyrë drejton një seancë të këtij këshilli me 15 anëtar. Angazhimi i Zonjës së Parë vjen në një moment politik jashtëzakonisht interesant. Presidenti amerikan, Donald Trump ishte një nga kritikët më të zëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) gjatë mandatit të tij të parë, shpesh duke e quajtur këtë organizatë globale me 198 anëtarë “joefektive” dhe duke kërkuar reforma të thella.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 1714 (82.3%)
Jo 368 (17.7%)

Vota totale: 2082