Meloni e bindur se refugjatët do të vijnë në kampin e Gjadrit
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehet e bindur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë, edhe pse tashmë kampet mikpritëse në Lezhë e Gjadër janë mbyllur, pasi çështja ka përfunduar në Strasburg.
Në një intervistë për mediat vendase, Meloni shprehet se do të gjenden zgjidhjet ligjore për çështjen e emigrantëve, duke shtuar se ajo nuk ndërmerr asnjëherë detyra që nuk funksionojnë.
“Kur na qenka mbyllur kjo marrëveshje? Marrëveshja me Shqipërinë do të funksionojë. Unë nuk ndërmarr detyra qe nuk mund t’i përmbush. Mos u shqetësoni se do t’i gjejmë edhe zgjidhjet ligjore. Unë mendoj se marrëveshja me Shqipërinë duhet të funksionojë sepse unë mendoj se është një marrëveshje inovatore”, tha Meloni.