“Meloni, e ftuara më e veçantë në betimin e Trump”, gazetarja e VOA-s jep detaje

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Keida Kostreci, në një lidhje live nga Shtëpia e Bardhë për “Top Story”, foli për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump.

Teksa foli për të ftuarit, ajo veçoi kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, aleaten e Trump në Evropë.

Sipas analistëve, pikëpamjet e përbashkëta mbi çështje që variojnë nga emigracioni te aborti, së bashku me marrëdhënien e fortë të Melonit me aleatin miliarder të Trump, Elon Musk, mund të rezultojnë që ajo të bëhet ndërlidhësja e tij kryesore në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Kostreci përshkroi rikthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe tha se ai vjen këtë herë me një mbështetje më të madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?