Meloni: Nuk do të ndalim projektin për emigrantët, ndryshe favorizojmë kriminelët

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se nuk do të ndalë marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët.

Pas kundërshtimeve nga opozita dhe vendimet e Gjykatës së Romës, Meloni thotë se ky projekt do të vijojë.

“Ky protokoll është iniciativa më e frikësuar nga trafikantët e qenieve njerëzore. Ne nuk do ta ndalim këtë projekt, do të ishte një favor për kriminelët dhe ne nuk u bëjmë asnjë nder kriminelëve. Nuk jam unë armiku. Unë jam një person i denjë dhe do të vazhdoj të luftoj për të siguruar që krimi i organizuar të çrrënjoset nga institucionet tona”, – ka deklaruar Meloni.

SHKARKO APP