Meloni për azilkërkuesit: Edhe pak javë për të nisur projektin në Shqipëri

“Do të duhen edhe disa javë për të nisur projektin në Shqipëri”,-tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pyetjes së gazetarëve në fund të takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer, lidhur me qendrën e azilkërkuesve në Shëngjin dhe Gjadër. “Ne jemi dakord që gjëja e parë është të intensifikojmë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke bashkuar më shumë përpjekjet tona”, vijoi ajo.

Sipas kryeministres Meloni, qeveria italiane po punon mbi këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm, pasi theksoi ajo, të gjithë sytë e botës janë fokusuar në këtë nismë. Kjo nismë, sipas Melonit nuk ishte testuar më parë dhe nëse funksionon do të jetë një gur themeli për parandalimin e kriminelëve.

“Modeli që qeveria italiane ka imagjinuar të qendrave për të përpunuar kërkesat për azil nën juridiksionin italian dhe europian në një vend të huaj nuk ishte testuar, nëse funksionon dhe besoj se do të funksionojë të gjithë e kuptojnë se ka një çelës edhe për elementin e parandalimit të kriminelëve”.

Kujtojmë se gati një muaj më parë qendra e pritjes në Shëngjin ishte gati për të pritur kontingjentin e parë të azilkërkuesve. Me më shumë se 20 godina në brendësi të tij, kampi i Shëngjinit ka përfunduar të gjitha përgatitjet për pritjen e emigrantëve. Kangjellat rrethuese e veçojnë nga i gjithë porti, ndërsa nga jashtë masat e sigurisë janë tepër të larta. Ish-baza ajrore e Gjadrit është pika ku qeveria shqiptare në bashkëpunim me atë italiane do të ngrenë qendrën tjetër. E konceptuar si një zonë me siguri më të lartë këtu do të mbërrijnë të gjithë ata emigrantë të paligjshëm, të cilët do të kthehen në vendet e origjinës.

SHKARKO APP