Memo: Alo patronazhisti i PS jam, familja juaj është kjo. Dylgjeri: U bënë 4 ditë, koordinatori s’ka marrë ende në telefon
Gazetari Ylli Dylgjeri ka treguar se edhe atë e kanë marrë telefon nga Partia Socialiste, ku në bisedën e postuar në facebook, ka treguar se personi që e mori në telefon i dinte të dhënat familjare.
Postimi i plotë
Memo: Alooo Patronazhisti i PS jam! Ja si përvetësohen të dhënat personale nga PS! Drejtuar: SPAK, Publikut shqiptar dhe frendsave në FB. Medias publike dhe asaj private. Partive Politike në vend. Presidentit të Republikës. Trupit Diplomatik në Tiranë. Misionit ODHIR në Tiranë. Alo, Patronazhisti i PS jam. Ky është Numri nga më erdhi thirrja: 0684263821 në datën 8 Prill 202, 0ra 17:20, me thotë Qytetari E.B Patronazhisti PS më mbajti në bisedë 5 min 2 sec.
Biseda: Te Enjten, me 8 prill ora 5 e 20 e pasdites telefonin tim e shqetesoi nje numer i panjohur. E hapa sikurse ja hap çdo numri dhe mendova qe me e keqja do te ishte oferte dyshekesh ose jastiqesh. Nje ze i holle lajkatar femeror me foli duke me shqiptuar emrin dhe mbiemrin tim:
Ajo: Alo miredita, flas me zotin xxxxx xxxxx
Une: Po i pergjigjem une jam. Si mund t’ju ndihmoj. (Me thene te drejten kur me permendi emrin dhe mbiemrin, mendova mos fliste nga institucion shteteror tatimesh, doganash, policia apo dhe me e pakta ndonje banke private).
Ajo: Babai juaj eshte zoti xxxx xxxxx i ditelindjes xxx dhe motra juaj eshte zonja xxxx xxxxx.
Une: Po i pergjigjem perseri, por kete rradhe me nje habi dhe çudi si eshte e mundur qe i di te gjitha keto emra pa ja thene une!
Ajo: Ah shume mire, dhe te gjithe ju do te voto mo kete rradhe dhe Ju votoni ne qendren e votimit xxxx me adrese xxxxxx.
Une: Po i them, por me falni kush jeni se nuk po marr vesh perse duhet te marr kete informacion nga ju per gjera qe i di.
Ajo: Une marr nga Partia Socialiste dhe per kete Njesi Bashkiake ne kemi kandidatin tone zotin Arben Ahmetaj me numrin 5. Do te donim te dinim preferencen tuaj si dhe a do na bashkoheni ne keto aktivitetet e tanishme qe do te zhvillojme ne zonen tuaj.
Une: Ben Ahmetaj duhet te dije qe kjo zone ka shume probleme dhe Bashkia s’ka zgjidhur shume gjera nga disa peticione qe i kemi kerkuar ne, tani Beni po kerkon voten tone apo si eshte puna?
Ajo: Pse çfare problemi keni juve qe nuk ju eshte zgjidhur na thoni?
Fillova ti shpjegoj problemet e lagjes qe jane puro bashkiake dhe ne ane zonjusha patronazhiste kishte nje person qe e udhezonte perhere ne telefon se çduhet te thoshte, ky person mbante titullin: Koordinator.
Ajo: Okay numrin tuaj a t’ja kaloj Kordinatorit dhe ai t’ju marri keto dite per t’ju takuar per kafe dhe te flisni me gjate per problemin e lagjes.
Une: Patjeter pse jo. Uroj te me marre dhe te me zgjidhet problemi.
P.S : U bene 4 dite, koordinatori nuk ka marre akoma ne telefon……per te degjuar hallin dhe per te mundesuar zgjidhjen.