Menaxheri i lokalit ku ndodhi atentati në Tiranë: Viktima ishte në kafe me gruan para ngjarjes

D. Lila, menaxheri i lokalit ku ndodhi vrasja në ‘Don Bosko’ në kryeqytet ka folur rreth ngjarjes së rëndë.

News 24 thotë se menaxheri ka treguar se viktima Erion Çela para se të ndodhte ngjarja ishte në kafe me bashkëshorte,

Ndërsa për disa minuta më vonë ai është ulur me persona të tjerë.

“U ulën te tavolina afër xhamit. Por nuk kemi dëgjuar konflikte. Ndërsa 19-vjeçari ishte klient në një tavolinë tjetër”, ka treguar menaxheri i lokalit.

Nga atentati humbi jetën 35-vjeçari Erion Çela dhe mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë, mes të plagosurve ishte edhe vëllai i viktimës.

SHKARKO APP