Menaxhimi i të ardhurave – Ulet buxheti për tatimet dhe doganat në vitin 2019

Buxheti për menaxhimin e të ardhurave tatimore dhe doganore për vitin që vjen do të pësojë ulje. Konkretisht buxheti për tatimet do të ulet nga 2.7 miliardë lekë që është aktualisht  në 2.6 miliardë lekë gjatë vitit që vjen. Por pavarësisht kësaj tatimet synojnë që të rrisin me rreth 10% në vit mbledhjen e të ardhurave tatimore dhe jotatimore përgjatë periudhës 2019–2021.

Në të njëjtën kohë tatimet synojnë që të rrisin raportin e zbulueshmërisë nga kontrollet e kryera nga administrata tatimore te bizneset. Ndërsa buxheti  për menaxhimin e ta ardhurave nga doganat do të ulet në 3.6 miliardë lekë nga 3.8 miliardë lekë që është aktualisht. Doganat synojnë që në vitin që vjen të rritet  numri i deklaratave doganore të procesuara në kanalin blu (në import) nga 10% e totalit të deklaratave doganore , në 17% .

Ndërsa referuar  deklaratave doganore të procesuara në kanalin jeshil (në eksport) do të bëhet një rritje nga 8% e totalit në 14%. Ndërkohë që një rëndësi e veçantë do ti kushtohet edhe shkurtimit  të kohës  mesatare të parashikuara për një zhdoganim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?