”Mendoja se do të isha në listë”, Mehmeti: E kam ëndërr të luaj me Shqipërinë

Anis Mehmeti nuk e ka pritur mirë faktin që nuk është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare. Sulmuesi po shkëlqen me Bristol City-n në Championship, ndërsa shpreson të rikthehet te Kombëtarja shqiptare, pjesë e së cilës ishte në kualifikueset e Europianit. 23-vjeçari është aktivizuar në 14 ndeshje për Bristolin, ku ka arritur ta gjejë rrugën e rrjetës katër herë.

Në një intervistë të dhënë për mediat pranë klubit të Bristol City-t, Mehmeti deklaroi se ka qenë e vështirë për të, kur mësoi se nuk do të ishte pjesë e Europiani. Ndër të tjera, ai tha se ëndrra e tij e madhe është të luajë me Shqipërinë.

”Ka qenë shumë e vështirë për mua. Nuk u grumbullova dot në Europian dhe kjo më ndikoi mentalisht. Mendoja që do të isha pjesë e listës, po që atëherë nuk jam thirrur më. Gjithçka mund të bëj është të shënoj gola dhe të tregoj veten time më të mirë. Sigurisht dëshiroj të luajë për vendin tim Shqipërinë. Është ëndrra ime dhe e familjes sime. Shpresoj që Kombëtarja po vëzhgon punën që po bëj”, u shpreh Anis Mehmeti.

SHKARKO APP