“Mendojnë se jemi të gjithë hajdutë”: Murrizi shpjegon votën “kundër” në Kuvend
Parlamenti miratoi sot shtyrjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore deri në 23 qershor. Në studion e “Abc News”, deputeti Myslim Murrizi tregoi pse votoi kundër.
Po ashtu ai sqaroi edhe faktin pse është kundër faktit që edhe në dy muajt e ardhshëm deputetët do të marrin vetëm gjysmën e pagës, pasi pjesa tjetër do të shkojë për përballimin e situatës. Sipas tij vetëm në diktaturë bamirësia bëhej me urdhër të partisë.
“Nuk e kam te paga, unë ka qenë në dhjetor të 90 për të rrëzuar një sistem. Vetëm në kohë diktature sadakaja mund të bëhej me urdhër të udhëheqësit. Nëse ke qejf të bësh një të mirë, edhe në ditë të shenjta nuk ka nevojë ta bësh për reklamë. Dora e majtë nuk duhet të shikojë të djathtën thonë librat e shenjtë. Unë kam reaguar ashpër në konferencë të kryetarëve u thashë pse edhe rroga merrni ju.
Ke deputetë që janë aty që vetëm qenin kanë pa punësuar. Ka deputetë të PS që realisht janë matur mirë në shenjë gjyqësie. Ne kemi një deputet Kostaq Papën, ka hedhur një ditë shtëpinë e tij është gati si në Thumanë. Me të drejtë qytetarët na shikojnë të gjithë njëlloj. Qytetarët mendojnë se jemi të gjithë hajdutë, por ka edhe deputetë që e kanë vend pune Parlamentin. Unë votava kundër për këtë arsye. Ti çosh deri në 23 qershor, çfarë do hanë. Ne jemi një shtet copë copë. Unë nuk kam qene dakord. ne jemi një vend koperativist”, tha deputeti Myslim Murrizi.