“Mendova se toka po çahej”! Banorët të tmerruar, disa ende të bllokuar nën rrënojat e tërmetit të djeshëm në Turqi
Numri i personave që humbën jetën pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme në Turqi shkon në gjashtë ndërsa njerëzit janë akoma të bllokuar nën rrënoja dhe disa treguan tmerrin që përjetuan.
Lëkundja me magnitudë 6.4 në orën 20:04 me orën lokale goditi pranë qytetit të Antakias pranë kufirit me Sirinë, ku tërmetet masive shkatërruan të dy vendet më 6 shkurt. Tërmetet e mëparshme vranë 44,000 njerëz në Turqi dhe Siri dhe dhjetëra mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.
“Mendova se toka do të çahej nën këmbët e mia”, tha banorja lokale Muna al-Omar për Reuters, duke qarë ndërsa mbante djalin e saj shtatëvjeçar. Ajo kishte qenë në një tendë në një park në qendër të qytetit kur ranë tërmetet e reja.
Ndërtesat e dobësuara nga këto lëkundje u shembën në të dy vendet të hënën. Kjo u pasua nga një pasgoditje 5.8 tre minuta më vonë dhe 31 lëkundje të mëvonshme që nuk ishin aq të rënda.
KOHA JONË SONDAZH

