“Mëngjesi i Lutjeve në Tiranë”, marrin pjesë përfaqësues nga vende të Europës Juglindore

Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kryetarit Gramoz Ruçi është zhvilluar në Tiranë Mëngjesi i Lutjeve. Në këtë aktivitet kanë marrin pjesë përfaqësues të lartë nga vende të Europës Juglindore si edhe përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar.

Në Mëngjesin e Lutjeve është transmetuar edhe një videomesazh nga Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Mike Pence.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë drejtues e përfaqësues të lartë të parlamenteve e qeverive, përfaqësues të shquar të botës intelektuale dhe komuniteteve të biznesit nga vendet e Europës Juglindore, SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Zvicra, Gjeorgjia, Jordania etj. si edhe ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mëngjesi i 15-të i Lutjeve për Europën Juglindore rikthehet në Tiranë pas 15 vjetësh. Mesazhi kryesor i kësaj veprimtarie, e cila zhvillohet në Tiranë, në datat 25-27 maj 2018, është dashuria për fqinjët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?