Mentor Kikia i drejtohet Rrajës: Mandatin mbaje por djalin dorëzoje
Sot deputeti i PS-së, Rrahman Rraja, tha se nuk do e lë mandatin e deputetit dhese djali i tij nuk është dhunues. Pas kësaj deklarate, gazetari Mentor Kika ka reaguar ndaj deklaratës së Rrajës, ku i thotë: “Mandatin mbaje por djalin dorëzoje”, si dhe i tregon se çfarë do të bënin kolegët e tij në BE në një rast të tillë.
Reagimi i Mentor Kikisë:
Rrahmani, deputeti që u bë i njohur për bëmat e djalit të tij, tha sot se nuk do ta dorëzojë mandatin e deputetit. Kolegët e tu në BE, Rrahman, do e kishin dorëzuar mandatin, edhe nëse djali do kishte thyer ndonjë xham në shkollë, e jo më të digjet të dashurën me cigare e ti vinte pistoletën në kokë. Por nejse, si e dorëzon si nuk e dorëzon mandatin, njësoj është, ai vetëm për ty ka vlerë.
Por djalin Rrahman dorëzoje. Unë e di se djemtë në këtë moshë edhe nuk të pyesin kur bredhin me vajza e hedhin në fb foto me Kallashnikovë. Por, kur u kreh bishtin dhe u mbron shpatullat, ata bëhen edhe më të këqinj.
Dhe atë pistoletën që sot ia vë dikujt në kokë për kërcënim, neser mund ta shkrehë. Ose, të tjerë mund ta bëjnë këtë me të, duke e vendosur drejtësinë sipas ligjeve të tyre.
Dhe atëherë mandati jot nuk do të ketë më vlerë as për ty Rrahman!
KOHA JONË SONDAZH

