Mentor Kikia: Servilosjen ndaj SHBA-ve e kemi deri në kufijtë e pështirosjes!
Mentor Kikia, i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, thotë se partneritetin me SHBA-të shqiptarët e e manifestojnë në formën më servile të mundshme, deri në pështirosje!
“Qëndrimi proamerikan i shqiptarëve dhe politikës shqiptare është keqkuptuar në përmasat e një servilizmi të pashoq. Që para 100 vjetësh, kur në Mamurras u vranë dy shtetas amerikanë dhe Zogu vari gjithë opozitën në mes të Tiranës, si autorë të vrasjes, dokumentet tregojnë se politikanët shqiptarë të kohës shkonin çdo mëngjes dhe qanin te dera e ambasadës derisa kjo i nxori përjashta dhe u tha nuk presim më ngushëllime. Ne nuk dimë të bëjmë partneritet. Ne e kemi partneritetin në formën e një servilosjeje deri në kufijtë e pështirosjes“, tha Kikia.