Mentor Nazarko: Rama po shërben si korrier mes Turqisë dhe Greqisë, vaksina ka edhe efekt elektoral

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se Shqipëria ka marrë rolin që të lehtësojë dialogun mes Turqisë dhe Greqisë.

“Shqipëria lehtëson dialogun mes Turqisë dhe Greqisë, dy fuqive eventuale në Mesdheun Lindor. Rama ka bërë punën e ndërmjetësit edhe në raste të tjera. Rama kreu një vizitë pompoze në Turqi dhe kishte edhe drekë në Greqi, me kryeministrin grek. Nuk kishte asnjë shoqërues të Edi Ramës. Kishte edhe telefonatë mes Ramës dhe Dendias.

Ministri i Jashtëm turk Çovusuoglu ka thënë se Dendias është një mik i mirë dhe kjo tregon se Rama ka kryer një mision, që rrit rëndësinë diplomatike të kryeministrit tonë, por edhe të Shqipërisë. Rama si lehtësues mund ta bëjë, por si ndërmjetësues jo, për shkak se duhet një vend me peshë të madhe. Lehtësues po mund ta luajë Shqipëria. Kjo sepse dy gangsterë mund të zgjidhin çështjen edhe me një djalë lagjeje”, tha Nazarko.

Mentor Nazarko theksoi se Rama ka shërbyer si një korrier mes dy vendeve, duke shtuar se edhe diplomacia shqiptare po rrit pikët, nëse ven di ynë ka rol lehtësimi në dialogun mes Ankarasë dhe Athinës.

“Palët e kanë pranuar se është zgjedhur Shqipëria. Kjo sepse BE është më afër Greqisë, SHBA po kalon në tranzicion. Rama ka shërbyer si korrier, duke dërguar mesazhe pajtimi, ka rritur pikët e veta dhe të Shqipërisë. Mitsotakis është një lider, që ka pasur edhe raporte jo aq të mira me vendin tonë.

Pritej që Mitsotakis të kishte parimet e babait të tij, por ngjan se Rama ka shërbyer mjaft mirë për uljen e çdo trazire apo agjende antishqiptare. Rama po bën të mundur edhe ndërtimin e një spitali, por edhe ndërtimin e një xhamie. Rama po ruan marrëdhënie edhe me Turqinë, edhe me Greqinë. Shqipëria është fushë-betejë e politikave greke dhe turke”, u shpreh Nazarko.

Ndërsa, duke folur për vaksinën, Nazarko deklaroi se Rama me vaksinën, ka krijuar efektin e shpresës në popullatë.

“Procesi i vaksinimit është fillimi i shikimit të dritës në fund të tunelit. Rama luajti dhe do të luajë me pikatore, për të krijuar efektin e shpresës, për të qendërzuar veten si një lloj prestigjizatori në skënën politike. Patjetër që vaksina ka edhe efekt elektoral. Për mua, Shqipëria duhet të pranonte edhe vaksinat kineze.

Ne pamë se në Uuhan kishte festë. Edhe Italia të na jepte 10 mijë vaksina. Opozita ka vetëm një narrativë, se ku i gjetët. Por, një opozitë e mirë duhet ta kritikojë për ekonominë, për grupe të caktuara që janë afër tij, për mjekësinë e të mos shpikë narrativa që nuk ndikojnë elektoralisht e nuk e rrit opozitën”, përmbylli Nazarko.

SHKARKO APP