Menuja e javës: Nga e hëna në të premte, ja çfarë do hanë fëmijët në çerdhe
Buka me gjalpë, reçeli, sultjashi apo keku, nuk do të jenë më ushqimet e zakonshme në çerdhet publike të Tiranës. Specialistët e shëndetit kanë vlerësuar se menuja e çerdheve nuk përmbante të gjitha vlerat ushqyese për mirërritjen e fëmijëve, bazuar edhe në rekomandimet e OBSH.
Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, ka vendosur të ndryshojnë menunë ushqimore për fëmijët nga 0-3 vjeç, duke përfshirë në të më shumë fruta dhe perime, ndërsa është hequr përdorimi i gjalpit për t’u zëvendësuar me vajin e ullirit.
Por cila do të jetë menyja konkrete jua tregon tabela e meposhtme se çfarë është parashikuar të hanë fëmijët nga e hëna në të premten në mëngjes, drekë dhe vaktin e zemrës.
Përshembull mëngjesi i së hënës do të jetë me tërshërë dhe fruta të tërshërë, mollë, banane, ose kos me banane, tërshërë, vezë me rigon e vaj ulliri
Mëngjesin e së mërkurës do të kenë trahana, djath të bardhë lope, vaj ulliri, buke thekre. Në drekë pure lulelakre, supë pule dhe për vaktin e zemrës qumesht, buke, veze, ose fruti i stines.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

