“Meqenëse u fol shumë për skraparllinjtë”, Artan Hoxha publikon foton dhe ka një mesazh

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar për ditëlindjen mikun e tij, poetin Xhevahir Zenelin. Teksa ditën e djeshme në qendër të vëmendjes mediatike ka qenë tubimi i organizuar nga presidenti Meta, Hoxha shkruan se meqenëse sot (dje) u fol shumë lartë e poshtë për skrapallinjtë, ai është përkrahë gjeniut të poezisë, skraparlliut të madh Xhevahir Zenelit.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Meqë sot u fol shume lart e poshtë për Skraparin dhe skraparllinjte… Me gjeniun e poezisë shqiptare dhe Xhevahirin e Skraparit, ne 75 vjetorin e lindjes se tij…. Sot në mesditë, në Akademinë e Shkencave, me skraparlliun e madh, Xhevahir Spahiu…

U bëfsh një plak i moçëm sa Mali i Tomorrit..

BALLE PER BALLE

Une dal ne rruge

me tufa mimozash ne duar

ti me shkopinj dhe me plumba

ti me qen

une me pellumba.

Unë kam fytyrë

ti skafander

ti dhembet

unë fjalën.

Unë kërkoj nje grusht jete,

ti me kerkon edhe vdekjen.

Te dy

sy nder sy

sy nder sy

te dy.

Pellumbat e mi plugojne hapesirat;

iken qente prej teje

 

muaren malet perpjete.

As qentë nuk të duan.

Nuk te duan as qente.

Të dy

sy nder sy

sy nder sy

të dy.

SHKARKO APP