“Merano Festival”, ministrja Denaj: 40 kantina vere nga hapësira shqiptare

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ishte sot e pranishme në panairin “Merano Festival” që u mbajt tek Pazari i Ri në Tiranë. Denaj e përshkroi panairin si “shije dhe traditë shqiptare, kënaqësi konsumatore” me pjesëmarrjen e 40 kantinave të verës nga mbarë hapësira shqiptare. Në ceremoninë e hapjes, Denaj shprehu dëshirën që të shkohet përtej shitjes dhe shijimit të produkteve.

“Të lidhim kontrata, sepse ajo stimulon më shumë mbjelljen e tokës shqiptare me vreshta dhe kultivarët tanë autoktonë, por që e bën produktin tonë të shkojë përtej Shqipërisë, drejt tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh Denaj.

“Festivali i Verës Merano”, traditë italiane që daton nga viti 1992 mbahet këtë vit në kryeqytetin shqiptar, tek Pazari i Ri, në fundjavën e 11 dhe 12 majit. Panairi mbledh së bashku kantinat e Shqipërisë dhe Kosovës duke promovuar prodhuesit shqiptarë të verërave dhe produktin vendas në tregun kombëtar dhe atë global.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?