Mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë

Tensioni Rusi-Ukrainë është aq i fortë, saqë duket sikur lufta mund të nis nga çasti në çast. Bota është e shqetësuar dhe kërkon paqe. Amerika është e angazhuar, por sipas shtetit rus, në këtë situatë janë përfshirë edhe vendet e Ballkanit.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Po ashtu ai shprehu keqardhje që Kievi nuk pranon të diskutojë drejtpërdrejtë me separatistët e krahinave të vetëshpallura autonome në Donjeck dhe Luhansk, për t’i dhënë fund luftës civile.

Sot është planifikuar nga ana e Rusisë, lëshimi i raketave balistike dhe të lundrimit dhe në terren do të jetë vetë presidentin Putin. Kurse Gjermania akuzon Rusinë se po vendos paqen në rrezik me diplomaci të Luftës së Ftohtë.

Liderë botërorë dhe përfaqësues shtetesh do të mblidhen sot në Mynih të Gjermanisë për konferencën e përvitshme të Sigurisë. Për herë të parë që prej vitit 1999, Rusia nuk do të marrë pjesë.

SHKARKO APP