Merkel dhe Macron kritika Greqisë dhe vendeve të tjera të BE që hapën kufijtë për turistët e vaksinuar me prodhime ruse apo kineze

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kritikuan vendet që hapën kufijtë për turistët e vaksinuar me Sputnik-V apo vaksina kineze.

BE nuk i ka certifikuar ende këto vaksina, por disa vende me në krye Greqinë nxituan të pranojnë edhe turistët e vaksinuar me to për shkak të sezonit turistik.

Në këtë qasje, Merkel dhe Macron paralajmëruan se në kulmin e sezonit turistik mund të propozohen kufizime shtesë në BE për udhëtimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë nga Bloomberg mësohet se një zyrtar grek kundërshtoi dy krerët e shteteve më të rëndësishme të BE duke u  thënë se tashmë variant Delta i COVID-19 është përhapur në gjithë Europën dhe nuk ka nevojë për të marrë masa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?