Merkel i jep mesazh Putinit, godet Assadin

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me presidentin sirian Bashar Al Assad.

Ajo tha se nuk ka ndërmend të bashkëpunojë me të.

Merkeli ka shpjeguar se pjesa më e madhe e sirianëve po kërkojnë strehim në Europë, pikërisht për t’i ikur regjimit të tij dhe kjo e përjashton mundësinë e një bashkëpunimi.

“Aleanca ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik nuk përfshin Assadin dhe trupat e tij. Ne nuk harrojmë që pjesa më e madhe e refugjatëve që kanë ardhur tek ne, janë larguar prej Assadit”, ka thënë kancelarja për Augsburger Allgemeine.

Merkeli ka vazhduar më tej, duke thënë se “Assadi vazhdon të lëshojë bomba kundër popullit të tij, kështu që nuk mund të ketë të ardhme në krye të shtetit”.

Por mesazhi i Merkel mund të shihet edhe si një sinjal kundër Putinit.

Merkel para pak javësh e la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Rusinë në fushatën e bombardimeve kundër ISIS, por ky mesazh kthen pas vendimin e kancelares.

SHKARKO APP