Merkel i kërkon Vuçiçit kompromis në dialogun me Kosovën

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar në Beograd, në konferencën e përbashkët me kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, se vendi i saj mbështetë reformat në Serbi, të cilat kanë treguar rezultatet e para pozitive.

Merkel, po ashtu e ka falënderuar Vuçiqin për iniciativa të shumta në drejtim të pajtimit në rajon, si dhe ka kërkuar nga ai që të arrijë kompromis në dialogun me Kosovën në Bruksel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në anën tjetër, kryeministri serb ka thënë se Merkel gjithmonë është njëra nga mysafiret më të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai e ka vlerësuar Merkelin si “lojtaren kryesore në stabilizimin e Ballkanit”. Vuçiq nuk e ka thënë asnjë fjalë për Kosovën në këtë konferencë për media.(Express)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?