Merkel mbërrin në Tiranë

 

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit në orën 13:30 minuta. Ajo u prit në aeroportin “Nënë Tereza” nga delegacioni shqiptar.

Në 14:15 ajo do t’i drejtohet kryeministrisë, ku pas ceremonialit do të zhvillojë takimin kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Në 15:30 Merkel dhe Rama do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Axhenda e kancelares do të vijojë në 16:00 më takimin me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Dy do të jenë shtyllat e dosjes së Merkel ne Tiranë, ajo politike, ku në fokus do jetë mbështetja e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe vazhdimi i projekteve të gjithë rajonit të Ballkanit, të cilat morën udhë në konfrencën e Berlinit.
Shtylla e dytë, bashkëpunimi ekonomik.

Në orën 17:00 kancelarja Merkel do të marrë pjesë në konferencën ekonomike që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, një investim gjerman që u përurua pak ditë më parë nga kryeminsitri Rama.

Aktualisht, Gjermania është donator i parë europian në Shqipëri.
E gjtithë vizita e Merkel, do të shoqërohet me masa të forta sigurie.

Burimet thanë se mbikqyra policore, do te jetë e të njëjtave nivele me atë të vizës së Atit të Shenjtë dhe kryeministrit serb në Shqipëri.

Kancelarja Gjermane do të lërë Shqipërinë në orën 18.00

Kjo është vizita e dytë e një kancelari gjerman, pas asaj të Gerhard Shrëdër në vitin 1999, që erdhi në Shqipëri për të takuar trupat gjermane të KFOR, që ishin stacionuar në vendin tonë, si pjesë e misionit paqeruajtës në Kosovë.

SHKARKO APP