Merkel: Shqiptarët s’do njihen si azilantë. Duam fuqi punëtore të kualifikuar

 

Në konferencën e përbashkët për mediat me kancelarin Merkel, Rama tha se kjo vizitë është një mbështetje për integrimin e Shqipërisë.

“Unë e di sa shumë njerëz dhe sa shumë çështje kërkojnë kohë nga e saj. Kriza në greqi, kriza emigracionit, marrëdhëniet e Europës me Rusinë, e me radhë. Të gjithë duan të dinë opinion e kanclerares. Ka një vlerë shumë të madhe që mes gjithë këtyre gjerave ajo ka jë interes shumë të veçantë mbi rajonin tonë dhe ka rëndësi për ne që kancelarja për vetë historinë e saj jetësore i kupton vështirësitë tona për të sjellë ndryshimin nga komunizmi drejt një demokracie”,- tha Rama. Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërriti sot në Tiranë, e para vizitë e një zyrtari të lartë, e konsideruar me rëndësi historike në marrëdhëniet dypalëshe.

Kryeministri pranoi se me Kancelaren është folur dhe për problemin e azilantëve. “Për problemin e migrimit ndamë të njëjtën shqetësim serioz. E dimë të gjithë se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili. Por ky është një problem social që mund të lehtësohet ndjeshëm përmes mbështetjes ekonomike dhe politike”,- tha ai.

Gjatë fjalës së saj, Kancelarja Merkel është ndalur në mundësinë e zhvillimit të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Ajo u shpreh se ka vend për bashkëpunim ekonomik, por theksoi se duhet krijuar kushtet ligjore.

“Unë mendoj që kemi mundësi më të mëdha për të arritur rezultatet më të mira në bashkëpunimin ekonomik. Për Shqipërinë janë shumë të rëndësishme krijimi i kushteve ligjore. … Është një aspekt  i cili shënon një hap të rëndësishëm deri në marrjen e statusit të vendit kandidat. Ne e mbështesim Shqipërinë në këtë drejtim”,- tha Merkel. 

 

Lidhur me çështjen e emigrantëve, Merkel tha se “Gjermania nuk pranon azilantë ekonomikë, por kërkon krah pune të kualifikuar”.

Mbërritja e Merkel në Tiranë

Avioni me të cilin udhëtonte zonja Merkel,  u ul në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” rreth orës 13.36, ku u prit nga zv/kryeministri Niko Peleshi. Më pas, kancelarja gjermane u nis drejt qendrës së kryeqytetit, per t’u ndalur tek selia e Kryeministrisë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Zyrtarja e lartë gjermane u mikprit me nderime të larta shtetërore ndërsa qytetarë të shumtë të kryeqytetit ishin mbledhur para godinës së qeverisë dhe me duartrokitje i uruan mirëseardhjen Kancelares Merkel. Pas takimit kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, axhenda e vizitës së Merkel vijon me takimin mes dy delegacioneve, e cila do të pasohet nga konferenca e përbashkët për shtyp Rama-Merkel. Rreth orës 16.15 kancelarja gjermane do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani. Ndërsa rrugët që të çojnë në drejtim të kryeqytetit janë  të dekoruar me flamuj gjermanë dhe shqiptarë.

Lajme të tjera për vizitën e Merkel në "Koha Jonë".

Mirësevjen zonja Merkel!

Merkel mbërrin në Tiranë

FOTO LAJM-Vizita e Merkel në Tiranë

Mesazhet e vizitës 4 orëshe të kancelares Merkel në Tiranë

 

 

 

 

SHKARKO APP