Mero: Terror ndaj bizneseve që mbështesin demokratët

 

Kandidati Gjergj Mero ishte në lagjen 5 dhe 16, ku  trajtoi me banorët problemet e kësaj zonë si dhe prioritetet e programit për zhvillimin e qytetit.

Ai  tha se varfëria dhe papunësia kanë arritur nivele kritike si pasojë e qeverisjes Rama dhe shpërfilljes së Bashkisë ndaj shtresave në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët korçarë, tha ai nuk do të gënjehen më me premtimet që dolën mashtrime si 300 mijë vende pune, ulje të çmimit të energjisë, karburanteve,  shëndetësia falas etj. Në 21 Qershor gara është për qytetin dhe jo për pushtetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidati Mero tha se ka një terror të paprecedent ndaj qytetarëve dhe bizneseve që po mbështesin programin e djathtë. Por fryma  e fitores u shpreh ai nuk ndalet,  sepse njerëzit kërkojnë shpëtim për të dalë nga kriza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?