Merr flakë gjatë ecjes një makinë në fshatin Ibë, policia jep detajet e para për ngjarjen

Dyshohet se një defekt në pjesën e motorit është bërë shkak që një makinë të marrë flakë mesditën e sotme, Ngjarja sipas policisë është regjistruar në fshatin Ibë.

Tiranë/Informacion paraprak

Me date 05.10.2020, rreth orës 12:10, në fshatin Ibë, si pasojë e një defekti teknik në pjesen e motorrit, ka marrë flake në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin T.Xh, ku ka vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP