Merr flakë makina afër qendrës tregtare, panik në Durrës
Një automjet tip Volkswagen Passat është përfshirë nga flakët pak momente më parë në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka shkaktuar panik duke qënë se ka ndodhur në një zonë të populluar të qytetit, në afërsi të një qendre tregtare.
Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për rastin në fjalë. Paraprakisht sqarohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një difekt elektrik. (foto ilustruese)
NJOFTIMI I POLICISE
Durrës/Informacion Paraprak
Më datë 01.06.2019, rreth orës 14:20, në lagjen Nr.4, Durrës , ka rënë zjarr në ecje dhe është djegur pjesërisht automjetin në pronësi të shtetasit D.B.,34 vjeç, banues në Arapaj.
Nga hetimet parpake dyshohet se zjarri ka qënë aksidental i shkaktuar nga një difekt elektrik.
Grupi Hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

