Merr flakë makina në bulevardin para Kryeministrisë
Aktualitet E Martë, 18 Prill 2023 14:01
Një automjet tip “Benz” është shkrumbuar nga flakët mesditën e kësaj të martë në kryeqytet.
Mjeti është djegur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar zonën.
Menjëherë është bërë e mundur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të cilat shuan flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

