Merr flakë makina në lëvizje në afërsi të Llogorasë

Një automjet tip “Ford” ka marrë flakë teksa lëvizte në Llogora këtë mëngjes.

Drejtuesi i makinës ka arritur të shpëtojë flakëve, që kanë shkatërruar tërësisht “Ford-in”.

Shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në mjet, megjithatë ekspertiza e grupit hetimor do të zbulojë shkaqet e vërteta të zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.04.2022, rreth orës 07:00, në Llogora, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. K. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP