Merr flakë makina te rruga e TEG-ut (VIDEO)

Një automjet, tip veturë ka marrë flakë në ecje në aksin që të çon te  TEG-u. Në pamjet e mëposhtme të siguruara nga “Koha Jonë”, duket që flaka e tymi ka përfshirë zonën përreth.

Dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik. Fatmirësisht nuk raportohet për të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia ka shkuar në vendngjarje por duket se nuk po bën asgjë për të ndihmuar në këtë situatë.

SHKARKO APP