Merr flakë në ecje makina e nënkryetarit të PD-së Sarandë

Një automjet tip “Mercedez Benz” është përfshirë nga flakët në fshatin Metoq, Sarandë.  Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.

Automjeti i cili kishte pësuar defekt si pasojë e një shkëndije elektrike në ecje, është përshirë menjëherë nga flakët.

Shërbimi i zjarrfikëses ka mbërritur menjëherë për shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht personat e ndodhur në automjet kanë dal prej tij pa lëndime.

Mësohet se automjeti ishte i nënkryetarit të PD Sarande, Shpetim Iljazi.

Ora News - Makina merr flakë në ecje, shpëtojnë pasagjerët

SHKARKO APP