Merr flakë në lëvizje një automjet te Liqeni i thatë, dyshimet e para të policisë

Një automjet ka marrë flakë teksa ka qenë në lëvizje në zonën e “Liqenit të Thatë” në kryeqytet.

Policia bën me dije se mjeti në pronësi të E. A. Është djegur pjesërisht ndërsa dyshohet se kemi të bëjmë me një defekt teknik.

Njoftimi i policisë

Me datë 04.04.2022, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht, mjeti me drejtues shtetasin E. A.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP