Merr flakë një banesë në pallatin 7 katësh në Durrës

Një apartament është përfshirë nga flakët në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 pranë stacionit të trenit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për njerëz të lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 7 katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilat po vënë nën kontroll situatën, ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?